Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor 2026

Rubio uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Thellojmë më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri

28 Nëntor 2026

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lufta kundër manipulimit të informacionit, Colon: Rusia, aktor kryesor i sulmeve në evropë

Press Online27 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Lufta kundër Manipulimit dhe Ndërhyrjes së Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe konteksti i zgjerimit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve evropiane, NATO-s, ekspertëve të sigurisë, akademikëve dhe përfaqësuesve të medias.

Në hapje të aktivitetit përshëndeti ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa fjalën kryesore e mbajti Kryeministri Edi Rama.

Diskutimet u përqendruan te sfidat që paraqet manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion, si një prej kërcënimeve hibride më të rëndësishme për shoqëritë demokratike, veçanërisht në një kohë kur aktorë të huaj përdorin platformat digjitale, inteligjencën artificiale dhe fushatat e koordinuara për të ndikuar debatin publik.

Në panelin e parë “FIMI në Evropë – Fronti i ri i sigurisë evropiane”, moderatori Miroslav Sazdovski, analist i lartë në Qendrën Evropiane të Ekselencës për Luftën kundër Kërcënimeve Hibride, theksoi rëndësinë e rritjes së rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit.

“Ne duhet të rrisim rezistencën, veçanërisht në ato grupe të shoqërisë që sulmohen më shumë, në shërbimet për qytetarët dhe hapësirat shoqërore ku përpiqet të influencojë FIMI përmes dezinformimit”, u shpreh ai.

Sazdovski bëri të ditur se janë identifikuar 30 fusha kryesore që mund të bëhen objekt sulmesh nga fushatat e manipulimit të informacionit.

“Këto fusha i kemi në nivel kombëtar. Kemi identifikuar pikat që targetohen nga dezinformimi dhe, duke i mbrojtur ato, e bëjmë shoqërinë tonë më të fortë. Kjo lidhet me ndikimin mbi proceset demokratike. Në aktivitetet hibride 1+1 nuk është gjithmonë e barabartë me 2, pasi një sulm prek të gjitha domenet”, deklaroi ai.

David Colon, profesor në Sciences Po Paris dhe ekspert për FIMI, u ndal te nevoja për besim te shkenca dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës ndaj kërcënimeve të reja.

“Na duhet besimi në shkencë për të luftuar të gjitha këto sulme. Aktori kryesor i sulmit në Evropë është Rusia dhe regjimi i Putinit, i cili ka cenuar rrjete të tëra. Kërcënimi ka natyrë globale dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, tha Colon.

Ai theksoi se përballja me këtë fenomen kërkon strategji të përbashkëta, bashkëpunim institucional dhe forcim të mbrojtjes digjitale.

“Mesuam se na duhej të forconim strategjinë tonë të luftës, të rregullonim platformat inteligjente digjitale dhe të trajnonim gazetarët për FIMI-n. Përtej asaj që mund të ndihmojë BE-ja, ajo që na duhet është një koalicion vullnetar kundër krimit të dezinformimit”, deklaroi ai.

Eksperti Andy Pryce, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), nënvizoi rëndësinë e krijimit të një rezistence të qëndrueshme ndaj dezinformimit.

“Duhet ta shohim botën e kërcënimeve ndaj ekosistemeve që përfshijnë korrupsionin, sistemet financiare dhe ndikojnë në perceptimin e njerëzve. Duhet të shohim ekosistemin në tërësinë e vet”, tha Pryce.

Sipas tij, përgjigjja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku qeveritë, mediat, partitë politike dhe shoqëria civile bashkëpunojnë për krijimin e një rezistence mbarëshoqërore.

“Duhet të krijohet një ekosistem funksional ku qeveria punon me gazetarët, partitë politike dhe shoqërinë civile”, theksoi ai.

Në konferencë u diskutua edhe kuadri i ri politik i Bashkimit Evropian për këtë fushë, përfshirë nismat “European Democracy Shield” dhe “FIMI Toolbox”, që synojnë forcimin e rezistencës demokratike përmes bashkëpunimit institucional, mbështetjes së medias së pavarur, kërkimit akademik dhe angazhimit të shoqërisë civile.

Përfaqësuesja e “Free Russia Foundation”, Natalia Arno, tha se FIMI duhet të shihet si një çështje sigurie dhe jo vetëm komunikimi.

“FIMI duhet të trajtohet më shumë se një çështje komunikimi. Ajo lidhet me sfida të sigurisë dhe sulme dashakeqe. Nuk mund ta shkëpusim nga dezinformimi dhe korrupsioni, por duhet të trajtohet në mënyrë holistike”, deklaroi Arno.

Ajo solli si shembull rezistencën e shoqërisë civile në Moldavi, duke theksuar se lufta ndaj manipulimit të informacionit kërkon përgatitje të vazhdueshme.

“Ne nuk kemi vetëm një luftë me informacionin, por edhe me mbetjet e së kaluarës. Taktikat mbeten të njëjta: lufta psikologjike dhe përdorimi i frikës në komunitete. Për të rezistuar nuk duhet të kemi vetëm fushata të rastit, por një përpjekje të vazhdueshme nga e gjithë shoqëria”, u shpreh ajo.

Konferenca synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë për përballimin e manipulimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion, duke e konsideruar sigurinë e informacionit si një element kyç për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Previous ArticleRama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja
Next Article Eisenkot sfidon Netanyahun, ish-shefi i ushtrisë del rivali kryesor para zgjedhjeve në Izrael

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Press Online28 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) përcolli sot një mesazh…

Rubio uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Thellojmë më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri

Press Online28 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio uroi sot popullin shqiptar me rastin…

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

Press Online28 Nëntor 2026 KOSOVË

Marrëdhëniet ekonomike e tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pavarësisht trendeve pozitive në…

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar shqiptarët kudo që jetojnë për…

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Press Online28 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula dhe kryeministri Albin Kurti kanë përcjellë urimet…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.