I gjetën në shtepi mbi 2 kg drogë, arrestohet haraçinasi 25-vjeç

featured
Press Online
25 Korrik 2026, 12:09

Një person është arrestuar në Haraçinë të Shkupit, pasi gjatë një bastisjeje policia gjeti mbi dy kilogramë marihuanë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot, më 24.07.2026, zyrtarë policorë nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina e Shkupit.

Gjatë bastisjes janë gjetur mbi dy kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane.

B.N. është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, në procedurë urgjente”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter