Policia mbrëmë në orën 19:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugës lokale fshati Bogorodicë–Gjevgjeli dhe rrugës rajonale Gjevgjeli–Bogdanc, ka arrestuar D.K. (36) nga Strumica, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale sipas nenit 418-B, nenit 378 dhe nenit 297-A të Kodit Penal.
“Gjatë kontrollit të një automjeti “Fiat Stilo” me targa austriake, të cilin e drejtonte ai, janë gjetur shtatë persona migrantë, prej të cilëve katër nga Pakistani, dy nga Afganistani dhe një nga Turqia. Ndërkohë, pas kontrolleve shtesë është konstatuar se targat i përkisnin automjetit, por drejtuesi e kishte drejtuar atë pa patentë shoferi”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.K. do të ngrihet kallëzim përkatës.



