Haradinaj takon ambasadorin suedez Westerlund: Kërkova mbështetjen e Suedisë për proceset jetike të Kosovës

featured
Press Online
22 Korrik 2026, 17:14

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim lamtumirës me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe proceset e ardhshme për Kosovën.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se e ka falënderuar ambasadorin suedez për kontributin e tij dhe të Suedisë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Në takim lamtumirës me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet politike në vend”, tha Haradinaj.

Ai tha se ka kërkuar që Suedia të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në proceset e ardhshme.

“Ambasadorin Westerlund e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Suedisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Suedisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën”, u shpreh ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter