Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri shkatërrues, disa u dogjën në makina

Press Online10 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu pasditen e së enjtes pranë Almerías, në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë të paktën 12 persona të vdekur. Sipas autoriteteve lokale, disa prej viktimave u gjetën të pajeta brenda automjeteve të tyre, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin flakëve.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu “trishtim të thellë” për pasojat tragjike të zjarrit dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave. Ai u bëri gjithashtu thirrje ekipeve të emergjencës të tregojnë kujdes maksimal gjatë operacionit për vënien nën kontroll të flakëve.

Rreth 150 zjarrfikës, të mbështetur nga mjete tokësore, punuan gjatë gjithë natës për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa në zonë pritet të dislokohet edhe Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME), e specializuar në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve nga disa zona të rrezikuara. Një grua me djegie dhe një tjetër person që kishte thithur tym u transportuan në spital, ndërsa disa banorë të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje për probleme me frymëmarrjen dhe djegie të lehta. Dhjetëra persona kaluan natën në një qendër të përkohshme strehimi.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se nisi pasi një kabllo elektrike ra pranë rrugës kombëtare N-340A, duke përhapur me shpejtësi flakët në zonën pyjore. Mbi 150 telefonata u regjistruan nga shërbimet e emergjencës menjëherë pas shpërthimit të zjarrit.

Spanja po përballet prej ditësh me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura shumë të larta që kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve pyjore. Rajoni i Andaluzisë ishte vendosur tashmë në alarm portokalli, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se kushtet atmosferike vazhdojnë të favorizojnë përhapjen e flakëve.

Previous Article“Ishin prindër të dy fëmijëve”, detaje nga vrasja e gruas nga bashkëshorti në Shkodër (VIDEO)
Next Article Mateo ia këndon Brikenës këngën “Kur të jesh larg”

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.