Një rast i rëndë u shënua të enjten në qytetin e Shkodrës ku një 55-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj.
Viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi, ndërsa dyshohet se u vra me çifte nga bashkëshorti i saj 62-vjeçar, Shtjefën Ziçi, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Senad Nikshiqi, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se i dyshuari nuk rezistoi fare gjatë arrestimit, teksa shtoi se dorasi qëlloi dy herë në drejtim të viktimës.
I njëjti bëri të ditur se çifti nuk njihej për probleme, teksa shtoi se kishin edhe një dyqan që e menaxhonin bashkë.
Pos tjerash, Nikshiqi tha se Bardhe Ziçi dhe Shtjefën Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve.





