Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se partitë opozitare duhet të bëhen gati për zgjedhjet e vjeshtës.
Ai ka thënë se shkuarja në takim me Kurtin “është futje në vallen e djallit”.
Postimi i plotë:
Shkuarja nesër në takim me Albinin është futje në vallen e djallit.
Mos humbni kohë me takime koti.
Bëhuni gati për zgjedhjet e vjeshtës, sepse ato të 7 qershorit ishin vetëm një lojë miqësore.
A nuk ju doli mësim nga e kaluara, apo jeni verbuar dhe vazhdoni të përsërisni të njëjtat gabime?
Zafa





