Aleanca s’takohet me Kurtin, publikon letrën e kërkesave

featured
Press Online
09 Korrik 2026, 17:26

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se i është dërguar përgjigja zyrtare Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se këtë e ka bërë në funksion të transparencës ndaj qytetarëve.

Përmes një postimi, Gjini ka njoftuar se ka ndarë publikisht përmbajtjen e përgjigjes zyrtare, ndërsa ka ritheksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i pandryshuar.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e letrës, por ka bërë të qartë se Aleanca vazhdon t’i qëndrojë pozicionit të shpallur më 26 qershor.

May be an image of text that says "Aleanca Date: 09.07. 2026 Nr prot: 2610/2026 2610 nderuar Albin Kurti, Kryetar Lëvizjes Vetévendosje, daten gershor 2026, kam prezantuar publikisht ofertén tone për mbéshtetjen institucioneve reja Kosovés. themelimit tẽ Aleanca ështe gatshme kushte ose kerkesa etjake te ndihmoje nẽ berjen kuorumit per zgjedhjen Presidentit-es, mandatari krijimin Qeverise pranon gjashte pikat ofertes sonë. Kjo oferté gellim shtyjmć perpara zhvillimin ekonomik Kosoves, forcimin pozités nderkombčtare vendit dhe, njekohësisht, mos dergoje vendin edhe njehere zgjedhje. Duke pasur parasysh göndrimin tone garte dhe parimor, nuk shohim nevojshëm takimin. Singerisht, Aadian GJINI ldeoutur Kryetar Aleances Ndertesa Mttar.ccce Aleances, Lagja "Arbëria" Prishtine, Republika Kosoves"

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter