Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj: 32-vjeçari u gjet i pajetë në një banesë, dy të ndaluar

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 10:27

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Sipas njoftimit, rreth orës 22:50 policia u njoftua se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij u konstatua në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Gjatë ekzaminimit është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza, A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia njofton se ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”..

Me vendim të prokurorit, M.B. është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh edhe ndaj A.R., e cila vazhdon të jetë nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter