Videolotaria Casinos Austria ka siguruar një donacion për Komunën e Koçanit, i dedikuar për nevojat e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes (NJTZ) në Koçan për përballimin e zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.
Me mbështetjen e Videolotarisë Casinos Austria do të mundësohet blerja e një automjeti të specializuar për qasje në terrene të vështira dhe zona të përfshira nga zjarri, si dhe furnizimi me komplete të pajisjeve personale mbrojtëse për zjarrfikësit. Pajisjet përfshijnë kostume mbrojtëse, doreza mbrojtëse, këpucë mbrojtëse për punë në temperatura të larta, helmeta dhe pajisje të tjera të domosdoshme për veprim të sigurt dhe efikas në terren.
Donacioni do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të NJTZ-së së Koçanit, duke mundësuar reagim më të shpejtë gjatë ndërhyrjeve, siguri më të madhe për zjarrfikësit dhe transport më efikas të njerëzve dhe pajisjeve në vendet ku nevojitet ndihmë.
Nga Komuna e Koçanit shprehën mirënjohje të sinqertë ndaj Videolotarisë Casinos Austria për mbështetjen dhe mjetet e dhuruara, duke theksuar se iniciativa të tilla me përgjegjësi shoqërore kanë rol të rëndësishëm në avancimin e sigurisë dhe gatishmërisë së shërbimeve që çdo ditë kujdesen për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së tyre.
Me këtë donacion, Videolotaria Casinos Austria edhe një herë konfirmon përkushtimin e saj për mbështetjen e komuniteteve lokale dhe iniciativave që kontribuojnë në rritjen e sigurisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.







