Një grua në Prishtinë lëndohet nga sulmi me thikë, arrestohet i dyshuari

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 10:24

Një grua në Prishtinë ka mbetur e lënduar pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga një burrë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas incidentit dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë që dyshohet se është përdorur në sulm.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter