Dhuna kibernetike mes fëmijëve është rritur me më shumë se 30%, vajzat më të rrezikuara

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 09:59

Dhuna kibernetike mes fëmijëve është rritur me më shumë se 30%, tregojnë analizat e komunitetit shkencor, përcjell PressOnline.al.

Dhuna mes bashkëmoshatarëve është bërë alarmante pas përfundimit të pandemisë së COVID-19, ndërsa viktimat e dhunës në internet, ndryshe nga format e tjera të ngacmimit, janë të ekspozuara 24 orë në ditë. Objektivi më i shpeshtë pas tastierës janë vajzat, të cilat përballen me përhapje të informacioneve të rreme, keqpërdorim të të dhënave personale dhe kërcënime.

“Nëse bëhet fjalë për dhunë fizike, do të shihen mavijosje ose shenja të dukshme, por te dhuna kibernetike, psikologjike apo emocionale, pasojat për viktimën janë shumë të rënda. Këto përfshijnë humbjen e vetëbesimit, izolimin në vetvete, shndërrimin në një person introvert, pamundësinë për t’u përballur me mjedisin, pa folur për pasojat që ka mbi shëndetin mendor – thotë prof. dr. Tatjana Stojanovska Ivanova.

Stojanovska-Ivanova thekson se shpesh frika dhe turpi te viktimat, si emocione shumë të forta, janë arsyeja pse dhuna nuk raportohet. Pikërisht për ta bërë më të lehtë identifikimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve nga ana e stafit arsimor, në Shtip kanë filluar trajnimet e para. Qëllimi i psikologëve dhe sociologëve që do t’i zhvillojnë këto trajnime për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme është që ata të jenë në gjendje të njohin me kohë shenjat e dhunës mes nxënësve.

“Duke filluar nga 1 qershori, synimi është që përmes këtyre trajnimeve të përfshihen të gjithë faktorët relevantë: shërbimet profesionale në shkolla, profesorët, prindërit dhe vetëqeverisja lokale, të cilët janë përgjegjës për parandalimin e hershëm, reagimin dhe ndalimin e këtij fenomeni që po na shfaqet, para së gjithash, në institucionet arsimore” - theksoi Ivan Jordanov.

Sociologët dhe psikologët apelojnë që viktimat ta raportojnë dhunën, ndërsa për të mos krijuar dhunues mes bashkëmoshatarëve, është shumë e rëndësishme që familja, përkatësisht prindërit, të punojnë me fëmijët e tyre. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter