Policia në Jarinjë gjen dokumente të falsifikuara në veturën e dy shtetasve serbë

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 10:05

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të dyshuara si të falsifikuara gjatë kontrollit të një veture në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas raportit 24-orë të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 qershor rreth orës 13:35, kur njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy meshkuj shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur disa dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit, dokumentet janë sekuestruar për procedura të mëtejshme.

Dy personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe, pas inicimit të rastit për “Falsifikim të dokumenteve”, janë liruar në procedurë të rregullt.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter