VLEN: Pas Kongresit të Bashkimit, vazhdojmë me organizim dhe mobilizim

featured
Press Online
29 Maj 2026, 12:14

Kryeministri i Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e Veriut edhe në raportin e qershorit për agjendën reformuese do të jetë para venE madhee të vetëshpallura si “front-runner”, ndërsa paralajmëroi se Qeveria nuk do të lejojë rritje shtesë të buxhetit për gjyqësorin pa rezultate konkrete në drejtësi informon Tetovasot.

Gjatë seancës parlamentare për pyetje deputetësh, Mickoski tha se qytetarët nuk janë të kënaqur me funksionimin e drejtësisë dhe se pret një qasje më të shpejtë dhe më efikase nga gjykatat dhe prokuroria.

“Jo vetëm unë, por edhe qytetarët pajtohen se drejtësia është tepër e ngadaltë ose mungon plotësisht. Pres që në periudhën e ardhshme të kemi një drejtësi më të shpejtë dhe më robuste krahasuar me të kaluarën”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur se në prokurori janë dorëzuar rreth 120 deri në 130 raporte revizore për institucione të ndryshme, ku sipas revizorëve janë konstatuar shumë parregullsi dhe shkelje ligjore.

“Këto raporte duhet të rezultojnë me procedura konkrete dhe me drejtësi të dukshme”, theksoi kryeministri.

Mickoski potencoi se Qeveria ka krijuar kushte më të mira për punën e sistemit të drejtësisë, duke përmendur miratimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, procedimin e Ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, si dhe rritjen e pagave për administratën në gjykata dhe prokurori.

Sipas tij, punonjësit në gjykata dhe prokurori do të marrin rritje prej 40 për qind të pagave, ndërsa janë planifikuar edhe 200 punësime të reja.

Megjithatë, ai ishte i prerë se nuk do të ketë rritje të reja për gjykatësit dhe prokurorët pa rezultate të matshme.

“Kërkohet vazhdimisht rritje e pagave dhe e buxheteve, por pa rezultate konkrete. Qeveria nuk do ta lejojë këtë, edhe nëse për këtë arsye dështon ndonjë hap në agjendën reformuese”, deklaroi Mickoski.

Ai përmendi edhe takimin e ardhshëm me Gert-Jan Koopman, ku tha se do të prezantojë qartë pozicionin e Qeverisë lidhur me kërkesat e sistemit gjyqësor.

Në fund, Mickoski theksoi se Qeveria do të vazhdojë me reformat dhe se edhe në raportin e ardhshëm të qershorit vendi do të renditet më mirë se shtetet që ai i quajti “front-runner të vetëshpallur”.

“Qëndrimi ynë për ndryshimet kushtetuese është i qartë dhe i pandryshueshëm. Gjithçka tjetër do ta realizojmë dhe do ta çojmë përpara”, deklaroi kryeministri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter