Osmani: Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet

featured
Press Online
29 Maj 2026, 13:01

Kandidatja për presidente dhe prijësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka shkruar sot lidhur me hapjen e fushatës zgjedhore, e cila është mbajtur mbrëmë në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Osmani ka vlerësuar atmosferën e mbrëmjes së hapjes së fushatës, duke e cilësuar si një moment ku, sipas saj, u reflektua mesazhi i unitetit dhe besimit në të ardhmen e vendit.

“Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet.

Një Republike që beson te bashkimi, te demokracia dhe te e ardhmja.
Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter