Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
29 Maj 2026, 08:54

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 23 deri në 31 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 28 gradë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter