Moti sot do të mbajë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erëra të forta.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 29 deri në 34 gradë.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.
Nesër do të ketë jostabilitet të izoluar, ndërsa të enjten në disa vende jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht nesër dhe të enjten proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të bollshëm, shkarkime elektrike, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për shfaqjen e breshërit. Një stabilizim i përkohshëm i motit do të ndodhë nga e premtja.




