Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë nga vlerat e dashamirësisë, zemërgjerësisë, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, duke synuar gjithmonë të mirën për shoqërinë.
Ai bëri thirrje që në këtë festë të ndahen të mirat me miqtë, fqinjët dhe njerëzit në nevojë, si shenjë mirënjohjeje për bekimet dhe si ushtrim i sakrificës si një ndër virtytet më të larta njerëzore.
“T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka shkruar Kurti.




