Ministri Hoxha merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Suedi

featured
Press Online
23 Maj 2026, 06:58

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur Takimi Jozyrtar i Ministrave të Jashtëm të venE madhee anëtare të NATO-s.

Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026.

Ministrat e Jashtëm të venE madhee aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën.

Në nisje të takimit, Ministri Hoxha shkroi në X: Helsingborg, Suedi, në fillim të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, gati për të zhvilluar diskutime thelbësore mbi përgatitjet për Samitin e Ankarasë dhe mbi prioritetet strategjike të Aleancës në një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues.

Ministri do të rikonfirmojë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s dhe forcimit të sigurisë kolektive, si edhe rritjen progresive të investimeve në mbrojtje.

Në planin rajonal, Ministri Hoxha do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së vëmendjes strategjike të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter