Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë që vjen në Shqipëri”, Rama fton Takaichi në Tiranë: Do “marrim hak” për mikpritjen

Press Online23 Maj 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në një vizitë zyrtare në Tokyo, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi. Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Gjatë deklaratave të tij, Rama theksoi se marrëdhëniet Japoni–Shqipëri bazohen në vlera dhe parime të përbashkëta, duke shprehur mbështetje për strategjinë e Indo-Paqësorit dhe gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rama gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ftoi kryeminsitren Takaichi të marrë pjesë në Samitin e NATO, i cili do të organizohet vitin e ardhshëm në Tirana.

“E nderuar kryeministre! Së pari, më lejoni që t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj, të cilën nuk do ta harroj dhe gjithashtu kam dëshirë të them që kam pasur mundësinë që të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremoni e sotme është vërtetë e veçantë.
Nga ana tjetër, dëshiroj të them që kjo është vizita ime e dytë në Japoni në një kohë relativisht të shkurtër dhe me shumë kënaqësi, ne presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje.

Marrëdhënia Japoni-Shqipëri është një marrëdhënie e cila është e bazuar tek vlerat dhe tek parime të përbashkëta për botën në të cilën ne dëshirojmë të jetojmë dhe po, është në fakt e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht.

Ashtu siç mbështesim plotësisht të gjithë përmbajtjen e kësaj strategjie dhe për këtë arsye, me shumë kërshëri ne presim që të eksplorojmë mundësi të ndryshme se si mund të afrohemi me Japoninë dhe nga ana tjetër, dëshiroj t’ju them edhe paraprakisht që vitin e ardhshëm, në Tiranë, ne do të organizojmë Samitin e NATO-s. Për këtë arsye, kam kënaqësinë e veçantë që t’ju ftoj të merrni pjesë në atë Samit dhe në fakt, kur të vini, do të jetë edhe rasti i parë kur një kryeministër apo kryeministre e Japonisë të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore dhe do të ishte kënaqësi që t’ju mikprisnim dhe në një farë mënyre, të marrim “hak”, për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që ju na keni ofruar dhe na ka lënë mbresa.

Pra edhe njëherë, e nderuar Kryeministre, faleminderit shumë dhe me shumë dëshirë dhe kënaqësi, pres bashkëbisedimin tonë.

Gjithashtu, përpara se ta mbyll këtë fjalë të parë, më lejoni që t’ju përgëzoj për fitoren tuaj vërtet fantastike dhe është mbresëlënëse që shikojmë në fakt një grua në krye të qeverisë, me të gjithë të tjerët që janë burra në kabinetin e saj, jeni e dyta pas ish-kryeministres së Britanisë, të ndjerës Margaret Thatcher.  Kështu që, faleminderit shumë dhe urim për ju dhe për popullin tuaj! “, tha Rama.

Previous ArticleMilani shumë pranë marrëveshjes me Goretzkan, kuqezinjtë zgjedhin kë do largojnë mes Pulisic dhe Leaos
Next Article “Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae Takaichi pret Ramën: Dëshiroj të thellojmë bashkëpunimin

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.