Tiketa instant “Kalinka” është një nga më të njohurat dhe më të preferuarat e Lotarisë Shtetërore. E hedhur në treg që në vitin 2010, si tiketa e parë me para në historinë e Lotarisë Shtetërore, “Kalinka” tashmë ka gëzuar shumë fitues me shpërblime të ndryshme në para.
Me simbolikën e saj të pasur – fruti kalinka si simbol i fatit, begatisë dhe gëzimit – është gjithashtu pjesë e logos korporative të Lotarisë Shtetërore. “Kalinka” është një lojë e thjeshtë dhe argëtuese: mjafton të gërvishten fushat e lojës dhe të gjenden tre shuma të njëjta, të cilat mund t’ju sjellin një nga 7 çmimet kryesore prej 700.000 denarësh ose një nga shumë fitimet e tjera në para.
Me çdo tikete, mundësia për një histori të re të lumtur është para jush, ndërsa me çmimin prej vetëm 70 denarësh, “Kalinka” mbetet e përballueshme dhe tërheqëse për të gjithë ata që duan të sfidojnë fatin e tyre.
“Kalinka” mund të dhurohet edhe si dhuratë në zarfet “Fati Plus” të Lotarisë Shtetërore. Me një zarf dhuroni një simbol fati dhe mundësi për fitim deri në 700.000 denarë, duke e kthyer dhuratën në një gëzim të vërtetë.
Fati është vërtet kudo – zbulojeni me “Kalinka”!




