Gjatë javës së kaluar, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup mblodhën dhe transportuan 655 metra kub mbeturina të hedhura ilegalisht në territorin e qytetit të Shkupit. Disa deponi më të mëdha ilegale u hoqën në rrugën Pero Nakov në komunën e Gazi Babës, në rrugën Xhon Kenedi në komunën e Çairit, si dhe në rrugën Guadalajara në komunën e Shuto Orizarës, informojnë nga ndërmarrja publike.
Eko-Patrulla e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup javën e kaluar përgatiti 19 raporte për individë dhe persona juridikë të gjetur në shkelje të Ligjit për Pastërtinë Publike, nga të cilat gjashtë raporte u dorëzuan në territorin e komunave të Shkupit, Çair dhe Karposh.

“NP Higjiena Komunale-Shkup kreu një pastrim të plotë të zonës pas aksidentit të madh trafiku të ndodhur në rrugën kryesore në komunën e Gjorce Petrov, si dhe pastrim dhe spërkatje me rërë në afërsi të tregut Tomi në komunën e Kisella Vodës, ku një sasi e madhe vaji u derdh në rrugë”, theksohet në kumtesë.
NP Higjiena Komunale-Shkup apelon që të ndalohet hedhja masive e mbeturinave në sipërfaqet publike dhe të trafikut, të cilat ndotin drejtpërdrejt mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin publik.

“Apelojmë që mbeturinat e përziera komunale të hidhen ekskluzivisht në kontejnerë të caktuar posaçërisht, ndërsa Ndërmarrja vazhdon t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të hedhur mbeturinat e tyre të rënda falas në Qendrën e Përzgjedhjes së Mbeturinave në Karposh, çdo ditë të javës, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes”, shtohet në kumtesë.



