Në mbledjen e sotme të tretë të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) unanimisht u miratuan një sërë aktesh dhe programesh, me të cilat rregullohen procedurat e punës, përforcohet perspektiva gjinore dhe avancohen kapacitetet e institucionit.
Me mbështetje unanime, Komisioni e miratoi edhe procedurën për punë jashtë orarit, me të cilën rregullohet mënyra e pagesës së shtesës së rrogës, si dhe realizimi i së drejtës së orëve apo ditëve të lira për të punësuarit, posaçërisht në periudha me vëllim të shtuar të punës, përfshirë edhe gjatë aktiviteteve zgjedhore.
Në kuadër të mbledhjes u miratua edhe procedura për mungesë të të punësuarve nga hapësirat e KSHZ-së gjatë orarit të punës, me qëllim të standardizimit të procedurave dhe harmononizimit me ndryshimet ligjore dhe sistematizimin në Komision.
Anëtarët e KSHZ-së e miratuan edhe planin e aksionit për avancim të perspektivës gjinore në punën e Komisionit, si dhe programin për trajnime të kryesisë dhe të punësuarve në KSHZ për vitin 2026, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale.
Në kuadër të pikës “Të ndryshme”, nga KSHZ informuan se po punohet intensivisht në zgjidhjen e problemit me pagesën e kompensimeve për anëtarët e këshillave zgjedhorë, me ç’rast u cek sse obligimi për pagesë i takon komunave në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore.
Nga Komisioni paralajmëruan vazhdim të aktiviteteve dhe takimeve me institucionet kompetente, me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë të këtij problemi.



