Aksion i madh policor në Tetovë, kapet sasi e madhe e drogës

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një aksion i madh policor është zhvilluar sonte në zonën e njohur si Blloku 70 në Tetovë, ku sipas informacioneve të para dyshohet se është kapur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në vendngjarje ka një prezencë të madhe të forcave policore, të cilat po kryejnë kontrolle dhe hetime intensive. Zona është rrethuar dhe qarkullimi është kufizuar për qytetarët.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave të arrestuar apo për llojin dhe sasinë e drogës së sekuestruar. Autoritetet pritet të dalin me detaje shtesë gjatë orëve në vijim.

Hetimet janë në zhvillim dhe pritet që ky operacion të hedhë më shumë dritë mbi rrjetet e mundshme të shpërndarjes së narkotikëve në këtë zonë./TS/

Aksion i madh policor në Tetovë, kapet sasi e madhe e drogës
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter