Futbollisti shqiptar, Adrion Pajaziti, u rikthye në fushë pas një pezullimi prej tri ndeshjesh që e mbajti jashtë radhëve të Hajdukut të Splitit. Të martën, Pajaziti ishte vendimtar duke ndihmuar skuadrën e tij të mposhtë ekipin Istra 1961 me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të të elitës kroate.
Pajaziti realizoi golin e dytë në minutën e 51-të. Ishte një supergol nga mesfushori shqiptar, i cili dëshmoi klasin e tij menjëherë pas rikthimit.
Për 23-vjeçarin, ky ishte goli i parë me fanellën e Hajdukut, skuadër e cila aktualisht mban vendin e dytë në tabelë me 56 pikë.
Pajaziti e luajti ndeshjen deri në fund, ndërsa futbollisti tjetër, Ron Raki, mbeti në stolin e rezervistëve të Hajdukut.



