Ernest Muçi nuk bën pjesë në planet e Beshiktashit, edhe nëse Trabzonspori nuk ushtron opsionin e blerjes së kartonit. Në Turqi është publikuar një listë me 23 lojtarë, që janë të huazuar te klubet e tjera apo pjesë e Beshiktashit. Bëhet fjalë për emra, që trajneri Sergen Jalçin kërkon të largohen.
Një prej tyre është Ernest Muçi. Lojtari i Kombëtares po shkëlqen te Trabzonspori, megjithatë trajneri i Beshiktashit nuk duket se ka ndryshuar mendim. Në Trabzon ndërkohë janë të sigurt që do të ushtrohet opsioni i blerjes së kartonit, për ta shitur më shtrenjtë në merkaton e verës.
Surpriza është Kristjan Asllani. Dhe pse me pak kohë në dispozicion, trajneri i Beshiktashit e ka preferuar vetëm si titullar deri tani. Madje deri tani mbetet në llogaritë e trajnerit Jalçin.
Nëse Interi do të ulë pretendimet, që deri tani janë për shifrën 11 milionë euro, do të blihet kartoni i Asllanit. Për këtë duhet pritur përfundimi i sezonit, pasi drejtuesit nuk po nxitohen.
Milot Rashica është një tjetër emër, që bashkë me Muçin nuk llogariten nga trajneri Jalçin për edicionin e ardhshëm. Kontrata e tij ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.
LEXO EDHE: FSHF dhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea mbyllin bashkëpunimin pas tre vitesh e gjysmë!



