Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

featured
Press Online
10 Prill 2026, 06:38

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që sa më shumë anëtarë të OKB-së ta njohin Kosovën si shtet.

Teksa ka kujtuar se është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, përfaqësuesja e Britanisë ka thënë se njohja e Kosovës është esenciale për stabilitet afatgjatë.

Gjithashtu ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve dhe si hap konstruktiv zgjidhjen për zbatimin e Ligjit për të huajt. Ka përsëritur thirrjen që Serbia të ulë tensionet dhe t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter