Përplasje e ashpër mes Venko Filipçe dhe Hristijan Mickoski për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

featured
Press Online
30 Mars 2026, 16:58

Retorika politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është ashpërsuar, pasi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po e largojnë vendin nga Bashkimi Evropian. Filipçe paralajmëroi se një qasje e tillë do të nënkuptonte dekada varfëri, rritje të emigrimit dhe mungesë kontrolli mbi korrupsionin.

“Ju të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai qenka i përgatitur të presë me dekada që Maqedonia të anëtarësohej në BE. Me Mickoskin dhe grupin e tij të krimit të organizuar nuk ka anëtarësim në BE, dhe kjo do të thotë dekada varfërie të garantuar, breza të humbur për shkak të rritjes së emigrimit të të rinjve, një biletë njëkahëshe për të rinjtë maqedonas. Kjo do të thotë dekada krimi dhe korrupsioni pa asnjë kontroll. Kjo do të thotë të zhytesh në baltën e Mickoskit dhe bandës së tij kriminale.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përcjell PressOnline.al

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE reagoi ashpër, duke i cilësuar deklaratat e Filipçes si të dëmshme për interesat shtetërore dhe “mbulesë për tradhti”.

“Qëndrimet e liderit të LSDM-së përbëjnë mbulesë për tradhti dhe dëm për interesat kombëtare. Nëse Filipçe është i vetëdijshëm për deklaratat e tij, atëherë ai me vetëdije punon në dëm të shtetit. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë evropiane, por në mënyrë që do të sigurojë dinjitet, respekt dhe ruajtje të identitetit, e jo nënshtrim dhe poshtërim.”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti theksuan se mbeten të përkushtuar ndaj integrimit evropian, por me, siç thonë, ruajtje të dinjitetit dhe identitetit kombëtar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.