Shqipëria do të luajë për herë të parë në fazën “play off”, për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida gjysmëfinale rezervon Poloninë, ndërsa ndeshja nis prej orës 20:45 në Varshavë.
Kjo përballje është me një takim, dhe nëse do të jetë e nevojshme do të shkohet me penallti. Shqipëria kërkon një rezultat historik, ndërsa asnjëherë nuk është larguar me fitore nga transferta e Polonisë.
Formacionet zyrtare janë publikuar. Trajneri Silvinjo dhe Jan Urban kanë shuar dilemat. Surprizat nuk mungojnë nga ana e kuqezinjve.
Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi ndodhen në stol. Nga minuta e parë janë preferuar Hoxha dhe Uzuni për repartin ofensiv. Po ashtu edhe Bajrami që ka tipare sulmuese.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëri – Poloni
Pankinat:





