Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Atentat poIitik ndaj Kurtit” – Kim Mehmeti me akuza të rënda për Vjosa Osmanin

Press Online8 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kim Mehmeti ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Vjosa Osmanit, duke e akuzuar për vendime të ngutshme dhe të motivuara nga inati politik ndaj Albin Kurti.

Sipas Mehmeti­t, presidentja u ngut të shpërndajë Kuvendin menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar këtë si përpjekje për ta “vrarë politikisht” Kurtin. Ai thekson se shumë politikanë shqiptarë veprojnë shpejt kur bëhet fjalë për interesat personale, por ngadalë kur janë në pyetje interesat kombëtare.

Publicisti shton se kishte besuar se Osmani do të ishte ndryshe nga politikanët e tjerë, por sipas tij ajo përfundoi duke vepruar njësoj si shumica e tyre. Mehmeti përfundon se, në përpjekje për ta goditur politikisht Kurtin, Osmani “u vetëvra politikisht” dhe e përjashtoi veten nga loja e mëtejshme politike.

Shkrimi i tij i plotë:

U VETËVRA DUKE DASHUR TA VRASË KURTIN!

Presidentes aktuale të Kosovës aq shumë iu ngut t’i hakmerrej Kurtit dhe ta “vriste” politikisht, saqë të nesërmen pas dështimit të zgjedhjes së presidentit – ende pa i larë sytë pasi ishte zgjuar nga gjumi – ajo e shpërndau Parlamentin.

Jo vetëm ajo, por thuajse të gjithë burrështetasit shqiptarë janë inatçorë dhe të ngutshëm kur duhet t’i mbrojnë interesat e veta, por shumë të ngadalshëm kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarisë.

Duke qenë të tillë, ata ngutshëm pasurohen, ngutshëm bëjnë karrierë politike, ngutshëm vëllazërohen e armiqësohen, si dhe ngutshëm e varfërojnë dhe e zhvatin popullin e vet.

Ndërkohë, shumkush – përfshirë edhe autorin e këtij komenti – besonte se Vjosa do të ishte më ndryshe; se ajo më parë do t’i kthehej kuzhinës dhe “profesionit” të nënës e të shtëpiares së mirë, sesa ta dëmtonte Kosovën, por doli se me asgjë nuk dallon nga gjithë të tjerët.

Sidoqoftë, mbetet e vërteta se, duke dashur të bëjë atentat politik mbi Kurtin, Vjosa u vetëvra politikisht dhe e përjashtoi vetveten nga loja e mëtejshme politike.

Pra, ajo e shpërfaqi vetveten si një politikane që nuk mund t’i kontrollojë ambiciet e veta të sëmura, si një politikane e njëjtë me ata që në shumicë i ka shqiptaria – që interesat personale i vë mbi ato të popullit dhe të Kosovës.

Previous ArticlePas 3 vitesh mister, Lily Collins shfaqet me unazën e fejesës që ishte vjedhur? “Jam pa fjalë”
Next Article Derbi i Madonninës, rekord historik të ardhurash në Serie A

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.