Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pas 3 vitesh mister, Lily Collins shfaqet me unazën e fejesës që ishte vjedhur? “Jam pa fjalë”

Press Online8 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ndonjëherë realiteti rezervon kthesa që duken si skenar filmi. Këtë e përjetoi edhe aktorja Lily Collins, e cila ka rimarrë unazën e saj të fejesës tre vite pasi ajo u vodh gjatë një qëndrimi në hotel.

Aktorja ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, duke publikuar disa fotografi ku shfaqet xhevahiri i rikthyer në gishtin e saj. “Jam pa fjalë”, shkroi ajo, duke treguar emocionin për rikthimin e një objekti me shumë vlerë sentimentale.

Ngjarja daton në maj të vitit 2023, kur Lily Collins po qëndronte në një hotel në Los Angeles. Gjatë asaj kohe, dikush arriti të hapte me forcë arkën e sigurisë ku aktorja kishte ruajtur disa sende personale.

Mes sendeve të vjedhura ishte edhe unaza e saj e fejesës, e zbukuruar me një diamant rozë dhe e punuar me porosi nga stilistja e bizhuterive Irene Neuwirth.

Vlera e saj ishte rreth 10 mijë dollarë, ndërsa bashkë me të u zhdukën edhe unaza e martesës dhe disa sende të tjera personale.

Rasti u raportua menjëherë në policinë e Los Angeles, ndërsa vlera totale e sendeve të vjedhura kalonte 10 mijë dollarë.

Unaza kishte një domethënie të veçantë për aktoren, pasi përfaqësonte momentin kur regjisori Charlie McDowell i propozoi në vitin 2020. Çifti u martua një vit më vonë, në 2021.

Në vitin 2025, familja e tyre u zgjerua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Tove, e lindur përmes një nëne zëvendësuese.

Për Lily Collins, rikthimi i unazës ishte një moment i papritur dhe shumë emocional, një objekt i vogël, por i mbushur me kujtime dhe kuptim të veçantë.

Previous ArticleStarmer telefonatë me presidentin e SHBA-së: Diskutuam për luftën në Iran dhe për bashkëpunimin ushtarak
Next Article “Atentat poIitik ndaj Kurtit” – Kim Mehmeti me akuza të rënda për Vjosa Osmanin

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.