Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dy gola nga Vedat Muriqi në Spanjë, shënon për herë të 18-të këtë sezon!

Press Online7 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vedat Muriqi është duke përjetuar sezonin më të mirë me fanellën e Mallorcas në La Ligan spanjolle të futbollit, teksa këtë të shtunë shënoi edhe dy gola të tjerë. Sulmuesi i Kosovës i dha epërsinë Mallorcas në udhëtim kundër Osasunës, me golin e tij të minutës së 35-të. Një gabim në largimin e topit nga portieri vendas, Herrera, bëri që sfera të përplasej në trupin e Vedatit dhe më pas të ndalej në rrjetë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Muriqi mori një pasim nga Sergi Darder, udhëhoqi topin, dribloi dy mbrojtës dhe me të majtën e ndali sferën në rrjetë për një gol shumë të bukur.

Me këtë dopietë Muriqi e çon në 18-të numrin e golave në La Liga për këtë sezon, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në Spanjë.

LEXO EDHE: Për herë të parë në histori, një sulmues shqiptar në Top 5-en europiane për Këpucën e Artë!

Para tij është vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit me 23 gola, ndërsa talenti i Barçës dhe ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka shënuar 13 gola duke qenë në vendin e tretë. ‘Pirati’ Muriqi po kalon një formë shumë të mirë duke qenë shpresa e madhe për shpëtimin e sezonit të Mallorcas.

LEXO EDHE: Mbappe me probleme te Reali, situatë e mbuluar me të panjohura!

Previous ArticleTahiri i PDK-së e shpjegon pse nuk propozuan emra të përveçëm për president
Next Article Shkupi kthehet në qendër universitare me kampusin e ri të UNT-së – 42 milionë euro investim

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.