Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Inter, metamorfoza e trajnerit para dhe pas derbit me Juven…

Press Online6 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Interi e la shpejt pas bara zimin 0-0 në Komo në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe tani shikon përpara për “Derby della Madonnina”, në një ndeshje për moral, por sidomos për prestigj kundër rivalëve të tyre të Milanit. Shumë kanë vënë re një evolucion të vërtetë dialektik te Kivusë gjatë muajve të fundit, me stilin e tij, që ndryshon papritur, duke filluar nga ndeshja shumë e diskutueshme Inter-Juventus e tutje. Ndërsa toni i trajnerit më parë kishte qenë ai i qetësisë, relaksimit total dhe pranimit edhe të situatave, më pas gjithçka ndryshoi.

Pas humbjes 3-1 të Napolit ndaj Interit në tetor, e cila u njollos nga një penallti e dyshimtë e dhënë pas një rishikimi të VAR-it në favor të skuadrës së Napolit për faullin e Mikitarian ndaj Di Lorenzos, Kivu tha: “Duhet të përmirësojmë veten, nuk mund të biem viktimë e padrejtësisë ose situatave negative në një ndeshje. Nuk mund të lejojmë që të na ikin momente të rëndësishme, të cilat përcaktojnë rezultatin e një ndeshjeje”. Ai tha pak a shumë të njëjtën gjë pas humbjes 0-1 të Interit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpulit, një humbje në sekondat e fundit për shkak të një penalltie jashtëzakonisht të dyshimtë të dhënë kundër Bastonit. Më pas erdhi ndeshja Inter-Juventus.

Dhe në prag të ndeshjes, Kivu tha diçka që do t’i kishte kthyer mbrapsht:

“Do të filloj të flas për këtë aspekt kur të shoh një trajner i cili, pasi ka pasur një incident në favorin e tij, thotë në një konferencë për shtyp: “Bëtë një gabim në favorin tim, kërkoj ndjesë”. Ne gjithmonë ankohemi kur gabimet shkojnë kundër nesh, është e natyrshme. Ka ndodhur në të kaluarën, ndodh edhe tani me VAR”.

LEXO EDHE: Afron Playoffi i Botërorit 2026/Trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe stafi i tij vëzhgojnë futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi

Megjithatë, ai më pas refuzoi të pranonte gabimin e gjyqtarit La Pena në përjashtimin e Kalulu për kartonin e dytë të verdhë, madje shkoi aq larg sa të nxirrte në pah kontaktin pas ndeshjes. Që atëherë, është sikur një Kivu i ri është ulur në stolin e Interit. Madje edhe në dialog. Është sikur shpirti i Murinjos, i cili, jo rastësisht, ishte trajneri i tij gjatë vitit historik të tripletës me zikaltërit, ka filluar ta kapë atë. Dhe pyetja që lind natyrshëm në këtë pikë është. Kush është Kivu i vërtetë, atëherë? Ai paqësori i fillimit të sezonit, apo luftëtari i pamëshirshëm i sotëm?

Previous Article“Njëzëri fajësojnë Albin Kurtin”, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj pas takimit me Vjosa Osmanin
Next Article Mexhiti: Po ndërtojmë dy shkolla moderne për nxënësit në Çair

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.