Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Propozimi i PDK-së, Kurti: Zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend

Press Online1 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke përmendur edhe takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të opozitës, përfshirë kryetarin e Bedri Hamza, për gjetjen e një zgjidhjeje institucionale.

Ai u shpreh se pas propozimit të PDK-së, zgjedhjen për president nuk e garanton partia por vota në Kuvend.

“Pas takimit të dytë që pata me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,Bedri Hamza, mu kumtua nga një qëndrim i saktë i tyre, se ata tashmë konsiderojnë se presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja. Mbi këtë përqendrim, unë mendoj se kandidati mund të vijë nga çdo subjekt, qoftë nga PDK-ja, LDK-ja apo Lëvizja Vetëvendosje. Por në fund, zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend”, tha ai.

“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatët e tyre partiakë dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Këtë e mundëson edhe kushtetuta, e cila garanton një proces demokratik ku së paku dy kandidatë i nënshtrohen një gare të drejtë, me votim të siguruar, duke shmangur nevojën për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në fund, do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve në cilindo nga raundet, ashtu siç e kërkon kushtetuta në procedurën e saj”, tha ai.

Ai gjithashtu përmendi edhe takimin e së hënë me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nesër do të takoj edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotin Lumir Abdixhiku, ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi. Mirëpo, ne kemi qëndrimin se nëse subjektet pajtohen që të kemi një garë, pra garë e hapur, proces ku secili subjekt ka kandidatin ose kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e saj për president”, theksoi Kurti.

“Si kryetar, jam i angazhuar maksimalisht që të përfundojë ky proces në mënyrë të suksesshme dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Kemi pasur katër palë zgjedhje gjatë vitit 2025. Filluam me zgjedhjet rregullta parlamentare, e përmbyllëm me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në mes të tyre ishin dy raundet e zgjedhjeve lokale. Viti 2026, në të cilin kemi hyrë tani, duhet të na presë me punë, me stabilitet institucional dhe me rezultate konkrete për qytetarët, jo me fushata të reja zgjedhore. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet gatishmëri dhe vullnet i domosdoshëm bashkëpunimi dhe konstruktiviteti nga opozita”, u shpreh ai.

Previous ArticleStefano De Martino do të jetë prezantuesi dhe drejtori artistik i Festivalit të Sanremos 2027
Next Article Lufta në Iran, Formula 1 në kaos total! Rrezikon starti i sezonit javën e ardhshme në Australi!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.