Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lufta në Iran, Formula 1 në kaos total! Rrezikon starti i sezonit javën e ardhshme në Australi!

Press Online1 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shpërthimi i luftës në Iran dhe bombardimet që po shtrihen në shumë prej vendeve fqinje të tij si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të Izraelit dhe SHBA, kanë sjellë kaos edhe në Formula 1, vetëm një javë para startit të sezonit në pistën e Melburn në Australi.

Skuadrat kishin dërguar inxhinierët e tyre në Bahrejn për të kryer testimet e gomave gjatë kësaj fundjave, por bombardimet nga Irani drejt këtij shteti kanë bërë që ato të anulohen si masë sigurie dhe inxhinierët e Pirelit, MekLaren dhe Mercedes të cilët kishin radhën e tyre në pistë në këtë fundjavë, të mbylleshin me urgjencë në hotelet përkatëse. Skuadrat po bëhen gati t’i largojnë nga Lindja e Mesme, por aktualisht aeroportet janë të mbyllura.

Situata është po aq kaotike edhe në Katar, Dubai apo Abu Dabi, duke penguar lëvizjen e skuadrave, shumë prej të cilave kanë bazat në atë zonë për testime, apo po planifikonin udhëtimet e tyre tranzit në këto vende. Mekanikët e Red Bull për shembull, kanë mbetur në Bolonja pasi nuk mund të udhëtonin drejt Dubait ku do të bënin tranzitin për të udhëtuar drejt Australisë. Rreth 2000 persona që merren në mënyrë direkte me ekipet udhëtojnë zakonisht drejt një vendi ku do të zhvillohen garat dhe problemet logjistike të lëvizjes së tyre kanë hedhur dyshime për startin normal të sezonti në fundjavë.

LEXO EDHE: Zyrtarisht, Mr&Mrs Leclerc/Dasmë te Ferrari, Charles dhe Alexandra shkojnë në altar…

Drejtuesit e Formula 1 kanë bërë të ditur se po monitorojnë situatën duke ndihmuar me logjistikën, por edhe për të pasur një ide më të qartë nëse ekziston siguria për të zhvilluar Çmimin e Madh të Bahrejnit më 12 prill dhe të Arabisë Saudite më 19 prill.

LEXO EDHE: Revolucioni teknik, Formula 1 ndizet për epokën e re! Makina më të shpejta në vijë të drejtë dhe dilema në kthesa…

Previous ArticlePropozimi i PDK-së, Kurti: Zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend
Next Article Netanyahu paralajmëron përshkallëzim të sulmeve ndaj Iranit: Do të godasim me intensitet edhe më të madh

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.