Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku në çdo sfidë dhe në çdo sukses, përmes një koordinimi të ngushtë politik dhe institucional.
Gjatë pritjes së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Osmani nënvizoi frymën vëllazërore që bashkon dy shtetet dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve.
Sipas saj, ky bashkëpunim përfaqëson një vullnet të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete sovrane, me synim të qartë drejt së ardhmes euroatlantike.
Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të partneritetit strategjik ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, me fokus në koordinimin politik dhe institucional në sfidat aktuale dhe proceset integruese./INA


