Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Momenti “DeepSeek” i Europës!

Press Online16 Shkurt 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

IA kineze është një rrezik për Europën, por edhe shmangia e saj është po aq e rrezikshme. Sidomos tani që Amerika po bëhet një partner gjithnjë e më pak i besueshëm. Më 20 janar 2025, DeepSeek ishte një fond investimesh i panjohur, i shndërruar në një startup teknologjik nga Hangzhou.

Brenda një jave, u bë simboli i një vale të re inovacioni kinez, pasi hodhi në treg një model të Inteligjencës Artificiale po aq të aftë sa teknologjia më e avancuar e Silicon Valley-t, por shumë më i lirë për t’u ndërtuar dhe për t’u përdorur.

Pas një viti përballjesh të ashpra në tregun e brendshëm kinez, DeepSeek dhe rivalët e tij brenda Kinës po kërkojnë fitime jashtë vendit. Ato nuk do të gjejnë fitime të mëdha në Amerikë, e cila është gjithnjë e më e mbyllur për shkak të gjeopolitikës, apo në jugun e varfër global. Kjo e lë Europën si destinacionin më të mundshëm të vëmendjes së tyre.

Për kontinentin e vjetër, teknologjia e re nga Kina mund të duket si një mallkim. Automjetet elektrike kineze po zënë tashmë pjesën e tregut të prodhuesve gjermanë dhe francezë.

Disa vende të BE-së kanë tentuar të kufizojnë aksesin në chatbot-in e DeepSeek, nga frika se ai mund të transferojë të dhëna të kompanive dhe qytetarëve europianë drejt Kinës.

Askush nuk dëshiron të varet nga një rival gjeopolitik për diçka që po shndërrohet shpejt në infrastrukturë kritike. Këto shqetësime janë legjitime. Por në rastin e IA-së, Kina mund të jetë, nëse përqafohet me mençuri, një bekim për Europën.

Ka tre arsye pse kompanitë europiane duhet ta mirëpresin këtë “pushtim” kinez. Së pari, modelet kineze janë pothuajse po aq të mira sa ato më të mirat që ofrojnë OpenAI, Anthropic dhe Google, gjë që për shumicën e përdoruesve është më se e mjaftueshme.

Demis Hassabis, drejtuesi i IA-së në Google, ka deklaruar se IA-të kineze janë vetëm “disa muaj” pas atyre amerikane. Ashtu si DeepSeek, shumica janë falas për t’u përdorur dhe relativisht të lira për t’u operuar.

Ky avantazh kostoje vjen nga hapja e tyre, arsyeja e dytë pse duhet të jenë tërheqëse për kompanitë europiane. Ndryshe nga “kutitë e zeza” pronësore që shesin firmat kryesore amerikane, modelet e hapura mund të përshtaten lehtësisht dhe të funksionojnë në infrastrukturë lokale.

Përdorimi i tyre shmang rrezikun e varësisë nga një ofrues i vetëm. Nëse OpenAI apo Anthropic do të falimentonin, klientët e tyre do të mbeteshin në vështirësi.

Nëse DeepSeek do të mbyllej, përdoruesit mund të vazhdonin të përdornin “peshat” e modeleve, parametrat e mësuar gjatë trajnimit, mbi të dhënat dhe serverët e tyre, çka gjithashtu zbut frikën për vjedhje të të dhënave. Edhe kompani amerikane si Meta ofrojnë modele të hapura, por Kina po udhëheq këtë fushë.

Ka edhe një arsye të tretë pse mirëpritja e IA-së kineze është në interes të europianëve: ajo ofron një sigurim kundër përjashtimit nga tregu, jo vetëm kundër varësisë.

Para se Donald Trump të betohej për herë të dytë si president, mni një vit më parë, do të dukej absurde të shqetësoheshe për aksesin e Europës në teknologjinë amerikane.

Por, ndërsa ai shfrytëzon pa kujdes aleancën transatlantike, përfshirë për çështje si Groenlanda, një urdhër ekzekutiv që kufizon biznesin e firmave amerikane të IA-së në Europë nuk duket më i paimagjinueshëm.

Po ashtu, disa kufizime europiane ndaj teknologjisë amerikane, përfshirë platformat cloud ku funksionojnë IA-të, janë gjithashtu të mundshme.

Edhe pse, në një botë gjithnjë e më të fragmentuar, alternativa më e mirë për Europën mund të jetë ndërtimi i industrisë së vet të IA-së, ajo nuk pritet të bëhet një superfuqi në ndërtimin e modeleve. Por, ende mund të jetë lider botëror në përdorimin praktik të teknologjisë.

Aktualisht, 37% e bizneseve të BE-së raportojnë se përdorin IA gjeneruese, në të njëjtin nivel me SHBA-të. Në sektorin e prodhimit, firmat europiane janë përpara. Përdorimi i modeleve të hapura, përfshirë ato kineze, mund ta thellojë këtë avantazh.

Rrugë e hapur

Politikanët europianë duket se e kuptojnë këtë. Me shumë interes dhe pa kompani vendase të fuqishme që kërkojnë mbrojtje, përpjekjet e para për të ndaluar DeepSeek u shuan shpejt.

Në janar, Komisioni Europian ndërmori një nismë për të identifikuar dhe për të hequr pengesat që frenojnë modelet e hapura.

Asgjë nga kjo nuk garanton pavarësinë teknologjike të Europës. Kompanitë do të vazhdojnë të varen nga hardueri amerikan, sidomos nga çipat e Nvidia-s. Softueri kinez mbart të gjitha rreziqet e njohura. Por, për Europën, rreziku më i madh tani është ta refuzojë atë./Monitor

Previous ArticleIshte shumë pranë një medalje në Lojërat Olimpike, Lara Kolturi zhgënjen në raundin e dytë!
Next Article Gruaja nga Bojana ofronte shërbime seksuale, burri nga Tetova e ndihmoi duke ia dhënë lokalin për shfrytëzim

Lajme të ngjashme

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda!

18 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.