Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Peskov: Merz dhe Macron mund ta telefonojnë Putin

Press Online13 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kremlini ka deklaruar se Europa nuk po bën asnjë përpjekje për të kontaktuar me Moskën zyrtare, duke përmendur kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Merz dhe Macron nuk janë përpjekur për ta telefonuar presidentin Vladimir Putin dhe sipas tij, kjo do të ishte e mjaftueshme për të rinisur një dialog.

Peskov shtoi se Putin nuk ka refuzuar të komunikojë.

“As Merz dhe as Macron nuk po bëjnë asnjë përpjekje. Nëse dëshironi dhe nëse është e nevojshme, thjesht mund të telefononi Presidentin Putin. Ai kurrë nuk ka refuzuar kontaktin e drejtpërdrejtë. Putin gjithmonë ka folur për një preferencë për kontakt edhe përballë mosmarrëveshjeve shumë serioze, pasi këto mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut”, shtoi ai.

Dy ditë më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se dëshiron të përfshijë partnerët europianë për një rifillim të dialogut me presidentin rus, Vladimir Putin.

Macron dërgoi një këshilltar të lartë në Moskë javën e kaluar, në takimin e parë të tillë që kur Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz ka thënë se Europa duhet të koordinohet përpara se të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Javën e kaluar, Kievi dhe Moska përmbyllën dy ditë bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dabi. Megjithatë, nuk pati përparime të mëdha, përveçse arritjes së dakordësisë për të shkëmbyer 314 të burgosur.

Negociatorët ukrainas dhe rusë pritet të takohen për një raund të ri bisedimesh javën e ardhshme.

Previous ArticleSylvinho: Grup i vështirë, por fokusi ynë është te play-off-i i Botërorit
Next Article Haradinaj e tregon arsyen e tërheqjes nga i pari i AAK-së

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.