Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve!

Press Online13 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas shortit të Ligës së Kombeve që u mbajt mbrëmë në Bruksel, dalin data dhe oraret zyrtare të ndeshjeve në të gjitha ligat (A,B,C,D). Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë në Ligën C dhe në Grupin C1 do ndeshet kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos.

Kuqezinjtë do ta fillojnë aktivitetin më 26 shtator, teksa presin në shtëpi Bjellorusinë në orën 20:45. Stadiumi ende nuk është vendosur. “Air Albania”, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” janë në kushte për të pritur një ndeshje të tillë.

Pas tre ditësh, ekipi ynë do të përballet me San Marinon në udhëtim, me ndeshjen e programuar për në orën 20:45. Më 3 tetor, Shqipëria luan sërish në udhëtim, në Finlandë dhe ndeshja u caktua për në orën 15:00.

Më 6 tetor, Shqipëria pret San Marinon në orën 20:45, ndërsa rikthehet në fushë më 12 nëntor po në shtëpi, kundër Finlandës në orën 20:45. Sfida e fundit për Ligën e Kombeve zhvillohet më 15 nëntor në udhëtim, me tanët që luajnë në Bjellorusi në orën 18:00.

Një risi e rëndësishme e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur.

Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor dhe dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12-17 nëntor. Ky format i ri synon të reduktojë ngarkesën e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas diskutimeve të gjata me klubet europiane.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve:

26 shtator:  Shqipëri – Bjellorusi ora 20:45

29 shtator: San Marino – Shqipëri ora 20:45

3 tetor: Finlandë – Shqipëri ora 15:00

6 tetor: Shqipëri – San Marino ora 20:45

12 nëntor: Shqipëri – Finlandë ora 20:45

15 nëntor: Bjellorusi – Shqipëri ora 18:00

 

Previous ArticleSipas miliarderit Bill Gates brenda 10 viteve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë!
Next Article Reagimi i Albatros Rexhajt pas incidentit në studio me Buzhalën (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se samiti i parë trepalësh…

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Konferenca e OKB-së për klimën (COP31) në Turqi po shkon sot drejt përfundimit,…

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Vendet ku ka më shumë mace për banor priren të raportojnë nivele…

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një unazë me diamant, e mbajtur nga një prej të mbijetuarave më…

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 23 deri më 28 nëntor 2026 komuna e Çairit organizon manifestimin…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.