Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pesë komplote për të vrarë presidentin apo ministrat sirianë u parandaluan vitin e kaluar, thotë OKB

Press Online12 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pesë komplotë të veçantë për të vrarë presidentin e Sirisë ose ministrat e tij të lartë u parandaluan vitin e kaluar, sipas një raporti të OKB-së mbi grupin Shteti Islamik (IS).

Sipas raportit, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ishte objektiv dy herë, një herë në veri të Alepos dhe një herë në jug të Daram, nga grupi Saraya Ansar al-Sunnah, një front i IS-it, i cili më parë kishte kryer një sulm në një kishë në Damask gjatë verës së kaluar.

Një zyrtar rajonal i inteligjencës konfirmoi gjithashtu se Sharaa kishte përjetuar tentativa vrasjeje, të cilat u parandaluan falë informacionit të siguruar nga një vend fqinj për këto plane.

Grupi IS ka rritur rekrutimin e anëtarëve që pas rënies së Assadit në dhjetor të vitit 2024, duke e quajtur Sharaa, i cili më parë kishte udhëhequr një grup rebel islamist, “apostat”.

IS publikoi foto të Sharasë duke u takuar me presidentin amerikan Donald Trump si “provë” se ai ishte kthyer drejt Perëndimit dhe kishte braktisur rrënjët e tij islamiste.

Raporti i OKB-së thekson se IS synon të destabilizojë qeverinë e re në Damask dhe po “shfrytëzon aktivisht boshllëqet dhe pasigurinë në sigurinë e vendit”. Sharaa mbetet “objektivi kryesor” i grupit në Siri, i cili operon përmes grupeve të ndryshme frontale për më shumë fleksibilitet.

Analistët paralajmërojnë se IS vazhdon të jetë kërcënim në Siri dhe Irak, duke u ripërtërirë muajt e fundit falë boshllëqeve në siguri dhe armëve të shumta që shpërndahen pas tërheqjes së ushtrisë së Assadit. OKB-ja vlerëson se grupi ka rreth 3,000 luftëtarë në të dy vendet, shumica në Siri, raporton The Guardian.

Siri iu bashkua koalicionit ndërkombëtar për të mundur IS në nëntor dhe kohët e fundit mori nën kontroll disa burgje dhe kampe ku qëndrojnë të dyshuar për IS dhe familjet e tyre në veri-lindje të vendit. Damasku tani kontrollon kampin al-Hawl, ku janë rreth 25,000 të afërm të të dyshuarve për IS, që sipas analistëve është një “bombë me sahat” për grupin radikal.

Që nga rënia e Assadit, IS ka kryer disa sulme në Siri, përfshirë një sulm ndaj trupave amerikane dhe siriane në mes të dhjetorit, ku mbetën të vrarë tre amerikanë dhe u plagosën tre sirianë.

Previous ArticleHamdi Namani realizon në debutim për Gjilanin ndaj Lirisë
Next Article Kosovë/ AUV ndalon përkohësisht importin e formulës për foshnje “APTAMIL”

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.