Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arrestohen 15 persona në Holandë, postonin për ISIS në TikTok

Press Online12 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Policia holandeze  arrestoi pesëmbëdhjetë vetë të dyshuar për përhapje propagande të “Shtetit Islamik” (ISIS) në TikTok. Bastisje pati në të gjithë Holandën.

Prokuroria holandeze tha se 15 të dyshuarit po përpiqeshin përmes propagandës së ISIS të “nxisnin të tjerët të kryenin krime terroriste”. Po ashtu ata bënin thirrje për t’u bashkuar me grupin terrorist islamist, dhe i thurnin lavde idesë së “martirizimit”.

Disa nga postimet janë parë më shumë se 100,000 herë, thanë autoritetet holandeze.

Arrestimet ishin rezultati i një hetimi mbarëkombëtar që nisi policia holandeze lidhur me një llogari në TikTok që përhapte propagandë të ISIS-it me titra në holandisht.

“Glorifiikimi dhe përhapja e propagandës dëmton ndjeshëm sigurinë publike”, thanë prokurorët, duke theksuar se publikimi i propagandës së “Shtetit Islamik” përbën vepër penale.

Ç’janë të arrestuarit?

Të arrestuarit janë të moshës midis 16 dhe 53 vjeç dhe akuzohen për “nxitje për të kryer  vepra penale terroriste, përhapje të propagandës së ISIS (Shtetit Islamik) dhe/ose pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, thanë prokurorët në një deklaratë.

Trembëdhjetë nga të arrestuarit kanë kombësi siriane. Tre të tjerë kanë shtetësi holandeze dhe katër të dyshuar janë të mitur. Në janar policia holandeze kishte arrestuar një person tjetër që ka lidhje me këtë rast, dhe të cilin autoritetet e konsiderojnë si “të dyshuarin kryesor në hetim”.

Prokurorët nuk përjashtuan mundësinë e arrestimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me postimet në TikTok./DW

Previous ArticleElbasani akuzon pas humbjes në Kupë ndaj Partizanit: Ndjehemi të cenuar nga arbitrat!
Next Article Gashi: Shpresoj që Qeveria Kurti 3 të punojë, pasi e kaluara nuk pati progres 5 vjet

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.