Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë pas lirimit nga burgu

Press Online11 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Juan Pablo Guanipa, një nga figurat kryesore të opozitës venezueliane dhe aleat i ngushtë i Maria Corina Machado, u arrestua sërish vetëm pak orë pasi ishte liruar nga burgu. Prokuroria njoftoi se arrestimi u bë me pretendimin se ai kishte shkelur kushtet e vendosura për lirimin e tij, duke folur publikisht për çështjen penale që e përfshin.

Sipas autoriteteve, 61-vjeçari, ish-nënkryetar i parlamentit, kishte detyrimin të mos bënte deklarata publike. Prokuroria i kërkoi drejtësisë që Guanipa të vendoset në regjim arresti shtëpiak. Lirimi i tij kishte ndodhur vetëm dy ditë përpara votimit parlamentar për ligjin historik të amnistisë në Venezuelë, ndërsa ai konsiderohet një nga figurat më simbolike të opozitës së burgosur.

Maria Corina Machado dhe familjarët e tij e kanë cilësuar ndalimin si “rrëmbim”. Machado deklaroi se Guanipa u mor me forcë në Karakas nga persona të armatosur rëndë që përdorën disa automjete, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Edhe djali i tij, Ramon Guanipa, foli për një rrëmbim nga persona të panjohur, ndërsa partia “Primero Justicia” akuzoi drejtpërdrejt forcat represive të regjimit.

Pak orë pas lirimit të tij, Guanipa ishte shfaqur publikisht pranë një burgu në Karakas, ku u takua me familjarë të të burgosurve politikë dhe foli për mediat. Ai denoncoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, duke pretenduar se fitorja e Nicolas Maduro-s u sigurua përmes manipulimeve dhe i mohoi opozitës fitoren.

Në deklarata për AFP, Guanipa kërkoi respektimin e vullnetit të popullit venezuelian dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. “Më 28 korrik 2024, populli u shpreh qartë. Respektimi i kësaj vullnete është minimumi. Nëse nuk doni ta respektoni, atëherë le të shkojmë në një proces të ri zgjedhor”, u shpreh ai, pak para se të ndalohej sërish.

/vizionplus.tv

Previous Article‘Tmerr’ për tifozin e Manchester United, West Ham merr avantazhin
Next Article Jashari për Specialen: Nuk mund të dënojë askënd në emër të këtij populli, sepse ky popull e krijoi UÇK-në

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.