Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulm në një xhami në Pakistan, 31 të vrarë

Press Online6 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 31 persona në një xhami shiite në Islamabad të Pakistanit, teksa besimtarët po merrnin pjesë në Lutjet e së Premtes.

Zyrtarët thanë më 6 shkurt se nga sulmi u plagosën afër 170 besimtarë në Tarlai, në periferi të Islamabadit. Xhamitë në mbarë botën myslimane janë të mbushura plotë me besimtarë gjatë Lutjeve të së Premtes.

Sipas videove të publikuara menjëherë pas sulmit, u panë trupa njerëzish të shtrirë nëpër objektin e xhamisë. Dhjetëra të plagosur po ashtu janë parë të shtrirë në oborrin e xhamisë Khadija Tul Kubra Imambargah.

“Në total, 31 persona kanë humbur jetën. Numri i të plagosurve që janë dërguar në spitale ka arritur në 169”, tha Irfan Memon, zyrtar i lartë shtetëror.

Aun Shah, dëshmitar okular, tha se dy sulmues fillimisht kanë vrarë me armë zjarri rojet e sigurisë së xhamisë. Ai tha se besimtarët tentuan t’i ndalnin, duke vrapuar drejt tyre.

“Sapo [sulmuesit] arritën te dera e xhamisë, njëri nga ta shpërtheu eksplozivin”, tha ai për Radion Mashaal. Disa besimtarë më pas protestuan jashtë xhamisë. Ata thanë se Qeveria është e paaftë të parandalojë sulmet terroriste në rritje.

Sulmet në Islamabad janë të rralla, pasi aty ka forca të shtuara të sigurisë. Por, provinca veriperëndimore të Kiber Paktunkvës dhe në atë jugperëndimore të Baloçistanit po goditen gjithnjë e më shumë nga dhuna islamiste dhe kryengritjet nacionaliste, ku talibanët pakistanezë dhe separatistët laikë etnikë baluçë përballen me forcat e sigurisë të Pakistanit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por monitoruesi i konfliktit ACLED tha se sulmi ngjason me sulmet që kryen nga grupi terrorist, Shteti Islamik. Ky grup tha se sulmi i 6 shkurtit është më vdekjeprurësi në Islamabad që një dekadë.

Pakistani me 240 milionë banorë ka popullsi shumicë sunite myslimane dhe myslimanët shiitë përbëjnë 15 për qind të popullatës. Që nga vitet ’80, mijëra persona janë vrarë në dhunën sektare dhe shpesh shiitët janë shënjestruar nga ekstremistët sunitë.

Previous Article“Sulmuesit duken si kuaj gare”, Kolina propozon një ndryshim në gjuajtjen e penalltive
Next Article Interesim i lartë për seancat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.