Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kremlini mohon pretendimet se Epstein ishte aset i inteligjencës ruse

Press Online5 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kremlini hodhi poshtë të enjten pretendimet nga Perëndimi se i ndjeri Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, mund të ketë qenë një aset i shërbimeve sekrete ruse, duke i cilësuar këto sugjerime si të pabazuara.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk dëshiron të humbasë kohë duke iu përgjigjur spekulimeve të ngritura në mediat perëndimore dhe nga kryeministri i Polonisë, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi të martën se Varshava do të nisë një hetim për lidhje të mundshme mes Epstein dhe shërbimeve inteligjente ruse, si dhe për çdo ndikim të mundshëm që këto lidhje mund të kenë pasur në Poloni.

Tusk nuk paraqiti prova për këto pretendime, ndonëse mediat perëndimore kanë ngritur ditët e fundit pyetje nëse Epstein mund të ketë qenë një agjent rus që mblidhte materiale komprometuese për persona të pasur dhe me pushtet.

I pyetur nga Reuters për deklaratat e Tusk dhe raportimet e mediave perëndimore, Peskov u shpreh: “Do të doja të bëja shaka me këto versione, por le të mos humbasim kohën.”

Zyrtarë rusë thonë se pretendimet për një lidhje mes Epstein dhe inteligjencës ruse po shtyhen qëllimisht në hapësirën publike për të larguar vëmendjen nga një skandal që, sipas tyre, ka nxjerrë në pah hipokrizinë e burrave të fuqishëm në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Në dosjet mbi Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Rusia përmendet mijëra herë. Dokumentet tregojnë gjithashtu se disa nga vajzat e reja me të cilat Epstein kishte kontakte ishin nga Rusia, përfshirë një grua 26-vjeçare që ai kërkonte t’ia prezantonte Andrew Mountbatten-Windsor, vëllait më të vogël të Mbretit Charles të Britanisë.

Ndërkohë, organizata të ndryshme mediatike dhe blogerë kanë spekuluar gjithashtu se Epstein mund të ketë spiunuar për shërbimin sekret izraelit Mossad ose për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA).

Megjithatë, deri më tani asnjë media e madhe nuk ka publikuar prova përfundimtare që Epstein ka punuar për ndonjë shërbim inteligjent.

Previous ArticleVjen ‘goditja’ më e rëndë në karrierën e dyshes Beyonce-Jay Z, çifti humbet…
Next Article Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari Elezaj në Klinë marrin mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.