Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lufta në Ukrainë, Gjermania kundërshton bisedimet direkte me Putinin

Press Online3 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria gjermane ka ritheksuar kundërshtimin e saj ndaj rihapjes së kanaleve diplomatike me presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pavarësisht se kjo ide ka fituar terren pas mbështetjes nga udhëheqësit e Francës dhe Italisë.

“Ne mbështesim bisedimet e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në nivelin më të lartë, sepse nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e Ukrainës”, deklaroi për Euronews një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë.

Sipas tij, deri tani nuk ka asnjë shenjë ndryshimi në qëndrimin e Moskës.

“Rusia vazhdon të përsërisë kërkesa maksimaliste dhe nuk tregon gatishmëri reale për negociata, ndërkohë që vijon sulmet brutale ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe objektivave të tjera civile”, theksoi zëdhënësi.

Javën e kaluar, kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh skeptik ndaj perspektivës së riangazhimit me Kremlinin, duke nënvizuar refuzimin e vazhdueshëm të Rusisë për të pranuar një armëpushim pa kushte në Ukrainë, një kërkesë e hershme e vendeve evropiane.

“Duhet të ruajmë presionin dhe sanksionet tona dhe t’i intensifikojmë ato sa herë që të jetë e mundur”, deklaroi Merz, duke shtuar se Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me Kievin dhe Uashingtonin për të përcjellë një qëndrim të unifikuar.

Ai paralajmëroi se nëse Moska nuk tregon gatishmëri për t’i dhënë fund luftës, kostoja që do të paguajë, përfshirë atë ekonomike, do të rritet javë pas jave dhe muaj pas muaji. “Fatkeqësisht, kjo është situata në të cilën ndodhemi sot”, përfundoi kancelari gjerman.

Previous ArticleTakimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…
Next Article ”Më bëri përshtypje mënyra si Avdullah Hoti e pranoi rezultatin” – Jahaj: Mënyra si u mbajt Kuvendi i LDK-së dëshmon standard demokratik

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.