Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arrestohet ish-bashkëshorti i Jill Biden, akuzohet për vrasjen e gruas

Press Online3 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-bashkëshorti i Jill Biden është arrestuar pasi akuzohet për vrasje të shkallës së parë ndaj bashkëshortes së tij aktuale, Linda Stevenson, njoftuan autoritetet e shtetit të Delaware.

Sipas NBC News, 77-vjeçari William Stevenson, i cili ka qenë i martuar me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, u vu në pranga të hënën dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë lidhur me vdekjen e Linda Stevenson, siç rezulton nga aktakuza e jurisë së madhe e depozituar në Delaware.

Policia e Qarkut New Castle nuk dha detaje për rrethanat e vdekjes. Megjithatë, në një njoftim fillestar thuhej se efektivët iu përgjigjën një thirrjeje për një incident të dhunës në familje më 28 dhjetor, në një banesë në zonën më të gjerë të Wilmingtonit.

Linda Stevenson u gjet pa ndjenja në dhomën e ndenjjes së shtëpisë dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim nga policët që mbërritën në vendngjarje, ajo ndërroi jetë. Sipas njoftimit të asaj dite, trupi i saj u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të shtetit të Delaware për kryerjen e autopsisë.

Shkaku i vdekjes nuk u përfshi në njoftimin e publikuar pas arrestimit të William Stevenson. Policia bëri të ditur se aktakuza e jurisë së madhe, e shpallur të hënën, ishte rezultat i një “hetimi të gjerë, që zgjati disa javë” për vdekjen e gruas.

Ndërkohë, portali TMZ publikoi një regjistrim audio nga thirrja në shërbimet e emergjencës natën fatale.

William Stevenson mbetet i paraburgosur në institucionin korrektues Howard Young, pasi nuk pagoi garancinë financiare prej 500.000 dollarësh. Sipas autoriteteve, nuk është e qartë nëse ai ka caktuar një avokat mbrojtës.

Një përfaqësues i ish-presidentit amerikan Joe Biden dhe bashkëshortes së tij Jill nuk e kanë komentuar ngjarjen.

Jill Biden u martua me Bill Stevenson në shkurt të vitit 1970, kur ajo ishte 18 vjeçe dhe studente në Universitetin e Delaware, ndërsa ai ishte 23 vjeç. Më vonë, Bill Stevenson themeloi The Stone Balloon Club, një nga baret studentore më të njohura në Shtetet e Bashkuara, pranë Universitetit të Delaware në Newark, ku për dekada janë ngjitur në skenë artistë të famshëm si Bruce Springsteen dhe Dave Matthews.

Martesa e Jill dhe Bill Stevenson zgjati pesë vjet. Në mars të vitit 1975, Jill u njoh me senatorin e Delaware, Joe Biden, ndërsa divorci ligjor nga Stevenson u finalizua në maj të po atij viti. Sipas raportimit, Jill Biden tentoi të mbante 50% të pronësisë së The Stone Balloon, por kërkesa e saj u refuzua.

Previous ArticleRritet numri i të prekurve me sëmundjeve të rralla në Maqedoni
Next Article Loftus Cheek realizon gol, Milan në avantazh ndaj Bolognas

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.