Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

Press Online2 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rundi i dytë i bisedimeve mes zyrtarëve rusë, ukrainas dhe amerikanë për një draft-plan të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare në Ukrainë, do të nisë të mërkurën dhe jo këtë të diel, ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për shtyrjen e ditës së takimit.

Ky njoftim është bërë i ditur një ditë pasi të dërguar të posaçëm të presidentit rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar takime të paparalajmëruara me zyrtarë amerikanë në Florida, pa Ukrainën.

“Data për takimet trepalëshe të radhës janë caktuar – 4 dhe 5 shkurt në Abu Dabi”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në X, dikur Twitter.

As Shtetet e Bashkuara, dhe as Kremlini nuk i ka konfirmuar datat e reja.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë afër ndërmjetësimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit, më vdekjeprurësit në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore – mirëpo as Moska, dhe as Kievi nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në disa çështje të lidhura me territore.

Rusia, e cila ka pushtuar 20 për qind të territorit të Ukrainës, kërkon që kontrollimi i plotë i rajonit të Donjeckut të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje. Moska ka kërcënuar se do ta marrë me forcë atë rajon, nëse bisedimet dështojnë.

Ukraina, në anën tjetër, insiston se dorëzimi i territorit vetëm e forcon Moskën dhe nuk do të nënshkruajë një marrëveshje, nëse ajo nuk ia pamundëson Rusisë që të nisë pushtim tjetër në të ardhmen.

Shumë ukrainas nuk pajtohen me idenë e dorëzimit të territoreve, për të cilat kanë luftuar aq shumë ushtarë prej nisjes së luftës.

Rundi i parë i bisedimeve për planin amerikan, që është zhvilluar në Abu Dabi në fundjavën e kaluar, nuk ka prodhuar ndonjë rezultat.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Previous ArticleNjihuni me linjat ajrore evropiane që ofrojnë Starlink!
Next Article Shikoni shpesh makthe, ja nga çfarë mund të vuani!

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.