Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa shtohen sulmet vdekjeprurëse ruse

Press Online2 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një rund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe Uashingtonin është caktuar për datat 4–5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa takimi vjen pas një rundi tjetër sulmesh ajrore vdekjeprurëse ruse ndaj objekteve civile.

Në fjalimin e tij të përnatshëm me video më 1 shkurt, Zelensky tha se ekziston “një marrëveshje për të mbajtur një takim trepalësh në një nivel të përshtatshëm… të mërkurën dhe të enjten në Emiratet e Bashkuara Arabe, si herën e kaluar”.

Kishte pasiguri rreth bisedimeve, të cilat fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin në kryeqytetin e Emirateve më 1 shkurt. Zelensky më 31 janar tha se ekipi i tij ishte gati për negociata të tilla, por se po priste përgjigje nga Shtetet e Bashkuara.

“Kam planifikuar një takim për [2 shkurtin] me Rustem Umerovin”, tha Zelensky, duke iu referuar negociatorit kryesor të Kievit.

Udhëheqësit ukrainas synojnë “të bien dakord për kornizën e bisedimeve [në Abu Dhabi] dhe të përgatisin gjithçka. Në mbrëmjen e [2 shkurtit], ekipi tashmë do të jetë rrugës për në negociata”.

“Shkurti do të jetë një periudhë e aktivitetit mjaft intensiv të politikës së jashtme nga ana jonë, me kontakte dhe takime që fillojnë që nesër”, shtoi Zelensky.

“Ne presim që pala amerikane të jetë po aq aktive, dhe veçanërisht kjo vlen për masat e de-përshkallëzimit, uljen e sulmeve. Dhe shumë varet nga ajo që pala amerikane do të arrijë, në mënyrë që njerëzit t’i besojnë si procesit ashtu edhe rezultateve, natyrisht”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë nuk komentuan menjëherë mbi deklaratat e Zelenskyt.

Bisedimet pasuese

Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

Më 30 janar, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u takua me negociatorin e Kremlinit, Kirill Dmitriev, në Miami për ato që ai i përshkroi si “takime produktive dhe konstruktive”.

Witkoff tha se Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, si dhe këshilltari qeveritar Josh Gruenbaum, gjithashtu morën pjesë në bisedimet në Florida.

Megjithatë, pavarësisht asaj që zyrtarët amerikanë e panë si një dinamikë pozitive në përpjekjet e ripërtërira diplomatike, sulmet ajrore ruse vazhduan të godasin infrastrukturën civile dhe logjistike në të gjithë Ukrainën, ndërsa temperaturat në vend ranë deri në minus 30 gradë Celsius.

Zyrtarët ukrainas raportuan më 1 shkurt se dy sulme të ndara me dronë vranë të paktën 18 persona në rajonin juglindor të Ukrainës, Dnjepërpetrovsk, duke plagosur të paktën shtatë të tjerë.

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë kur një dron rus goditi pranë një autobusi në zonën e Pavlohradit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën pasi një dron goditi një shtëpi private në kryeqytetin e rajonit, Dnjepër, më herët gjatë ditës.

DTEK, kompania më e madhe private e shërbimeve energjetike në Ukrainë, e cila ishte pronare e autobusit, shtoi se personat e vrarë në zonën e Pavlohradit ishin minatorë që po ktheheshin nga turni i tyre i punës.

Detajet e sulmeve nuk mund të verifikohen menjëherë në mënyrë të pavarur.

Goditet një spital materniteti

Veçmas, pati sulme ajrore të vazhdueshme në qytetin fqinj Zaporizhia, të cilat nisën pak pas mesnatës. Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se të paktën gjashtë persona u plagosën në sulmin ndaj një spitali materniteti.

Fedorov shtoi se dy nga gratë e plagosura po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore në momentin e goditjes. Në një postim në Telegram që tregonte pasojat, ai e përshkroi sulmin si “edhe një dëshmi tjetër të një lufte të drejtuar kundër jetës”.

Më vonë ai shtoi se një sulm i dytë ndaj qytetit, i cili ndodhet më pak se 50 kilometra nga vija e frontit jugor të vendit, plagosi edhe tre persona të tjerë në një lagje tjetër. Guvernatori rajonal tha se mes të plagosurve ishte edhe një djalë i vogël.

Vazhdimi i sulmeve erdhi pasi Trump më 29 janar tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte premtuar personalisht atij se do të ndalte sulmet ajrore ndaj kryeqytetit dhe “qyteteve të ndryshme” të tjera për një javë.

Katarina Mathernova, ambasadorja e BE-së në Ukrainë, kritikoi ashpër veprimet e fundit të Kremlinit në një postim në Facebook.

“A është kështu si duhet të duket një ‘armëpushim’?” tha ajo. “Si shpërthime. Si civilë të vdekur. Si infrastrukturë energjetike dhe transporti e shkatërruar.”

“Të gjitha këto po ndodhin në një kohë kur bota po flet për një armëpushim të mundshëm”, shtoi ajo./RadioEvropaeLirë

Previous ArticleKonsumimi i këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në rregullimin e kolesterolit!
Next Article MASH: Studentët mund të aplikojnë për subvencione për ushqim deri më 5 shkurt

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.