Moti gjatë vikendit me shi e borë

featured
Press Online
31 Janar 2026, 04:42

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu dhe reshje bore.

Sipas IHMK-së, reshje të borës parashihet që të bien gjatë të dielës, njofton Dukagjini.

Të shtunën parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell, temperaturat minimale 0 deri 2 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë era nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1-5m/s.

Ndërkaq të dielën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale -1 deri 1 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale 1-3 gradë Celsius.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter