Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti “dakordohet” me Osmanin për postin e presidentit?

Press Online31 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka gjetur shkelje kushtetuese në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq, të cilin e kishin favorizuar deputetët e LVV-së, për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka qartësuar gjithçka. Kurti tha se pret vendimin e plotë për të marrë një qëndrim nëse do ta respektojnë apo jo. Megjithëse nuk ka hezituar që ta përsërisë se nuk e ka telashe formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit, Kurti ka kërkuar bashkëpunim me ish-opozitën për t’i siguruar 80 vota të nevojshme për tejkalimin e sfidës së zgjedhjes së presidentit dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e Qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem. Por, për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Ndërkaq, sa i përket takimit me presidenten, jemi në komunikim dhe jemi dakorduar, por ta keni parasysh se ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, kemi nevojë për tre hapa paraprakë.”

Por, PDK vazhdimisht e ka kritikuar LVV-në për shkelje kushtetuese gjatë seancave konstituive, duke dhënë edhe sinjale se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente. Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, tha se duhet të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen. Ju e dini se mbarëvajtja e seancës konstituive dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit, i cili është nga LVV-ja, dhe është kompetencë e tij që ta ekzekutojë vendimin e Gjykatës në përpikëri. Në traditën politike të PDK-së nuk ka ndodhur të mos respektohen vendimet e Gjykatës. Prandaj them, në emër të PDK-së, se çdo vendim do të respektohet.”

Në LDK ende nuk kanë një qëndrim zyrtar nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente apo ndonjë kandidat që vjen nga LVV-ja për këtë post. Por ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, tha se deputetët e LDK-së nuk duhet të kenë votë për Osmanin, pasi, siç tha ai, presidentja e ka shndërruar Presidencën në zyrë të LVV-së.

“Një pjesë e madhe e deputetëve të LDK-së janë deklaruar se nuk e votojnë zonjën Osmani për shkak të dëmeve që ka shkaktuar dhe për faktin se e ka shndërruar institucionin e Presidencës në një zyrë të LVV-së. Vota për zonjën Osmani ka qenë gabim dhe do të jetë gabim nëse votohet sërish. LDK-ja ka bërë gabime deri më tani në të bërit opozitë. Ka qenë gabim katastrofal votimi për nënkryetarin Nenad Rashiq. LDK-ja duhet ta rishikojë mënyrën e të bërit politikë. Unë nuk jam që të votohet zonja Osmani, sepse ajo ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme politike.”, tha Grainca për RTV21.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka gjetur shkelje kushtetuese në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Në seancën e 10 tetorit të vitit të kaluar ishte zgjedhur nënkryetar Rashiq, i cili kishte marrë mbështetjen e LVV-së dhe të një pjese të deputetëve të LDK-së. Nëntë kandidatët e Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit nuk kishin arritur t’i siguronin votat e e nevojshme për shkak se nuk ishin mbështetur nga deputetët e partive shqiptare./21Media

Previous ArticleBianca Censori donte t’i jepte fund martesës me Kanye West? Burime pranë saj zbulojnë prapaskenat!
Next Article Leon Goretzka, mbyllet aventura me Bayernin, por nuk do të largohet tani

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.